Kukës, sekuestrohen mbi 16 tonë kafe kontrabandë

13/06/2016 11:30

Agjentë të antikrimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Kukësit kanë kryer në orët e fundit një operacion gjatë të cilit kanë sekuestruar mbi 16 tonë kafe kontrabandë.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se agjentët kanë ndaluar fillimisht një kamion me targë “AA 763 DC”, i cili kishte dalë nga rruga teksa udhëtonte në aksin Kukës-Shishtavec.

Gjatë kontrollit të kryer në të janë gjetur 18 mijë e 800 kilogramë kafe të ndarë në 280 thasë dhe peshë 60 kg secili.

Agjentët gjithashtu kanë vënë në pranga një nga drejtuesit e kamionit, shtetasin Altin Basha, 25 vjeç nga Tirana, ndërsa kanë shpallur në kërkim një tjetër.

Në kuadër të procedurave hetimore, materialet e siguruara i kanë kaluar prokurorisë së rrethit Kukës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA