Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur natën e mbrëmshme në Lushnje, ku u plagos rëndë një shtetas. Blutë e Lushnjes arrestuan një prej bashkëpuntorëve, ndërsa kanë shpallur në kërkim një tjetër.
Në pranga është vënë 53-vjeçari Arjan Aliço, i dënuar edhe më parë për vrasje. Ndërkohë, në kërkim është shpallur 24-vjeçari me iniciale Xh.A, i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 19:15, në lagjen “Skënder Libohova” kanë tentuar të vrasin me thikë dhe sende të forta duke e goditur mbi 10 herë shtetasin J.S., 36 vjeç, banues në Karbunarë e Madhe.
Aktualisht ky shtetas ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.
Top Channel