Kanos me armë një shtetas, arrestohet në flagrancë autori
11/06/2016 09:25
Ndërhyrja në kohë e një patrulle policie në Fier ka mundësuar parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti mes dy personave.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se agjentët kanë vënë në pranga shtetasin Martin Shpata, i cili për motive të dobëta ka kanosur me armë gjahu shtetasin e identifikuar me inicialet M.B.
Personat e përfshirë në këtë konflikt rezultojnë banorë të fshatit Radostinë të Fierit dhe të moshave 37 dhe 32 vjeç.
Top Channel