Shkodër-Lezhë, aksidentohet rëndë 51-vjeçari

10/06/2016 00:00

Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të një përsoni ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Shkodër – Lezhë në vendin e quajtur Beltojë.

Sipas policis i aksidentuari  është  drejtuesi i një motociklete shtetasi me iniciale V.P., 51 vjec nga Vau i Dejës i cili ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge   .

 Si pasojë e këtij aksidenti drejtuesi motocikletës ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Top Channel