38-vjeçari përplas dy mjete të parkuara në Korçë, rezultoi se ishte në gjendje të dehur Në vijim të hetimeve mbi pajisjen “IMSI Catcher” për dyshimet se zyrtarë të Policisë së Shtetit kanë shpërdoruar detyrën, prokurori i përgjithshëm ka thirrur në një takim të beftë kreun e Shërbimit Informativ Visho Ajazi Lika, kryeprokurorin e Tiranes Petrit Fusha dhe kryeprokurorin e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj.
Takimi ka zgjatur një orë dhe për shkaqe të sekretit hetimor nuk hidhet dritë mbi se çfarë kanë diskutuar zyrtarët e lartë. Por domethënëse shihet prania në këtë takim përveç kreut të shërbimit sekret edhe e kreut të Krimeve të Rënda, Hajdarmataj.
Ndërkohë, grupi hetimor – thanë burimet – po përgatit shkresën për të kërkuar informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, pas deklaratës së drejtorit të pezulluar të policisë, Çako, i cili ka shpjeguar se në një rast pajisja është përdorur për të përgjuar Vladimir Gjutën.
Ne kemi informacione – thanë burimet – se kjo pajisje është futur në paraburgim me një automjet nga i dyshuari Entiol Xhelilaj e për këtë asrye do të kërkohen librat hyrës e dalës në të gjitha burgjet, sikurse mbahen të sekuestruar edhe librat e hyrje-daljeve edhe në repartin e GOS në Tiranë.
Gjatë ditës, prokuroria i dërgoi Gjykatës së Tiranës kërkesat për verifikim të masave të shpallura në mungsë ndaj Artion Dukës, shef i forcave operaionale dhe Entiol Xhelilaj, shef përgjimesh në këtë sektor.
Të dy ata janë nën masën e arrestit të shtëpisë, masa e verifikimit është caktuar për t’u zhvilluar të premten në orën 12. Drejtori i përgjithshëm i policisë, aktualisht i pezullaur, ka apeluar vendimin në Gjykatën e Apelit përmes avokatit Maks Haxhia.
Çako, thotë prokuroria, ka dhënë dy versione kontradiktore, njëra më datë 9 maj dhe tjetra më 12 maj. Në fillim në shpjegimet me shkrim kryepolici ka deklaruar se pajisja nuk përdorej për përgjime, por për verifikimet e IMEI-t të telefonave, ndërkohë që më pas ai ka shpjeguar se pajisja është përdorur për çështje trajnimi.
Rezulton e provuar, thotë prokuroria, se kjo pajisje nuk i është nënshtruar regjimit doganor, ndërkohë që është shmangur prokurori i përgjithshëm pasi nuk është vënë në dijeni për përdorimin e saj.
Po sipas prokurorisë, sipas ligjit për informacionin e klasifikuar, dy oficerët e Forcave Operacionale, të cilët e kanë përdorur atë, nuk kanë patur çertifikata nga DSEK, një çertifikatë që jepet për informacionin e klasifikuar.
Top Channel