Zjarr në panairin e policisë

08/06/2016 00:00

Panairi i policisë ka tërhequr vëmendjen e publikut këto 2 ditë në kryeqytet, por mesa duket nuk kanë munguar as incidentet.

Fusha e “Paintball” e ngritur në këtë aktivitet, u përfshi nga zjarri gjatë paradites por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Zjarrfikëset bënë të mundur fikjen e flakëve ndërsa organizatorët u vunë në panik për shkak se fusha ishte ngjitur me skenën ku do të mbante fjalim ministri i brendshëm.

Shkaku i zjarrit mendohet të jetë një mjet piroteknik që përdoret në lojën “Paintball”, ku stimulohen skena lufte dhe në vend të plumbave qëllohet me pushkë me ajër dhe topa boje.

Top Channel