Tre të plagosur në Kavajë, sherri për parkimin e makinës kaloi në debat politik

07/06/2016 13:30

Tre persona u plagosen me armë zjarri në një bar-piceri, afër ndërtesës së Bashkisë së Kavajës.

Policia njofton se në konfliktin për motive të dobëta u plagosen Eqerem dhe Kid Kazazi, babë e bir si dhe shtetasi Dritan Xhixha, kalimtar.

Autor është Sajmir Kurti, i ndaluar nga policia. Sipas dëshmitarëve shkak i konfliktit ishte parkimi i automjetit të bashkëshortes së Sajmir Kurtit para lokalit të shtetasve me mbiemër Kazazi.

Gjatë konfliktit që ka vijuar me debate për përkatësinë politike dhe për arrestimin dhe lirimin e kryebashkiakut Elvis Rroshi, të dyja palët janë përleshur fizikisht e në fund Sajmir Kurti ka qëlluar me pistoletë mbi dy personat.

Plumbat plagosen edhe një kalimtar. Autori është ish drejtori i zyrës së punës në Bashkinë e Kavajës, ndërsa të plagosurit janë kryetari i Forumit Rinor të PD në Kavajë, babai i tij dhe një shitës ambulant.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA