Pas 5 ditësh, rifillon furnizimi me ujë në qytetin e Vlorës, riparimi i defektit përfundoi në orët e para të mëngjesit Temperaturat e përshtatshme për një sezon veror kanë bërë që shumë shtetas kosovarë e të huaj t’i drejtohen bregdetit duke përdorur Rrugën e Kombit.
Ndonëse zyrtarisht sezoni turistik nuk është hapur ende, Policia Rrugore ka shtuar pikat e kontrollit dhe efektivët përgjatë kësaj rruge për të rritur sigurinë rrugore dhe për të shmangur aksidentet që gjatë kësaj periudhe nuk janë të pakta.
Këtë vit ata janë pajisur edhe me matës elektronik radar, çka nënkupton edhe një lloj lehtësie në kryerjen e detyrës.
Valentin Floriri, shef i Policisë Rrugore Kukës, shprehet: “Sektori i Policisë Rrugore ka hartuar një plan masash për rritjen e sigurisë rrugore në Qarkun e Kukësit. Këto masa janë marrë që në aksin Kalimash-Morinë të gjitha automjetet të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor”.
Çdo vit, më shumë se 1 milionë shtetas kosovarë dhe të huaj i drejtohen bregdetit shqiptar përmes pikës kufitare të Morinës, Qafë-Prushit dhe Qafë-Morinës, ndërsa vetëm në Luginën e Valbonës numri i turistëve kap shifrën e 60 mijë vizitorëve.
Top Channel