Përse Frroku vrau në Bruksel?

07/06/2016 13:45

Ish-deputeti Mark Frroku e ka vrarë Aleksandër Kurtin në Belgjikë në mars të vitit 1999, pasi viktima ishte dashuruar me një vajzë me inicialet L.S, e cila shfrytëzohej si prostitutë nga Frroku.

Të paktën ky është motivi sipas Prokurorisë për këtë vrasje, motiv që u bë publik gjatë leximit të kërkesës për gjykim ndaj ish-deputetit.

Për të vërtetuar akuzën e vrasjes ndaj Frrokut, Prokuroria përveç materialeve të ardhura nga autoritetet belge, ka kërkuar si dëshmitarë edhe një oficer të policisë belge, Steven Vandenister, i cili ka kryer pjesën më të madhe të veprimeve hetimore për këtë ngjarje.

Nga ana tjetër i pandehuri Frroku me avokatin e tij kërkuan rreth 100 dëshmitarë, shumica për të kundërshtuar akuzën e vrasjes.

Mes dëshmitarëve, Frroku ka kërkuar edhe disa burra të moshuar, mes të cilëve edhe babai i tij, të cilët ishin betuar në bazë të kanunit në një kishë, se nuk kishin dorë në vrasjen e Aleksandër Kurtit.

Përveç akuzës së vrasjes, Frroku akuzohet edhe për fshehje të pasurisë, pastrim të produkteve të veprës penale dhe ndërtim i paligjshëm. Për akzuzën e fundit, Prokuroria ka kërkuar si dëshmitar deputetin Tom Doshi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA