Cilat hormone sjellin lumturi dhe si t’i aktivizoni ato, mirëqenia fillon nga brenda
Në një studim të realizuar së fundmi tek 100 studentë, hulumtuesit kanë arritur në përfundimin se kanë gjetur edhe çelësin e suksesit për t’u ndjerë i ngopur më shpejt.
Herës tjetër që do të jeni para tavolinës duke ngrënë, mos u fokusoni tek shija e ushqimit, por tek zhurma që ju bëni teksa përtypeni.
Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se personat që hanë duke “dëgjuar” ushqimin e tyre hanë më pak.
Gjata studimit ata u dhanë 100 studentëve patatina e ushqime të tjera të ftohta dhe i testuan ata në tre mënyra të ndryshme.
Testi 1: Studentët që konsumuan ushqimet me më shumë zhurmë se zakonisht hëngrën më pak se të tjerët.
Testi 2: Studentët që konsumuan ushqimet me zhurma të mëdha (përmes kufjeve) hëngrën më tepër se ata që dëgjonin veten teksa përtypeshin.
Testi 3: Studentët u ndanë në dy grupe, një pjesë iu kërkua të fokusohej tek shija, ndërsa pjesa tjetër te zhurma që jepnin ushqimet e thata ndërsa ata përtypeshin. Rezultati ishte i dukshëm, ata që u fokusuan te zhurma u ndjenë shumë më shpejt të ngopur.
Top Channel