Tujan, zbulohet skeleti; Policia: Identifikimi është shumë i vështirë

05/06/2016 13:10

Një skelet njeriu u gjet mëngjesin e së dielës në periferi të Tiranës në fshatin Tujan. Nga hetimet e para dyshohet se skeleti i përket një mashkulli në moshë madhore, i cili ka gjetur vdekjen rreth 3 vite më parë.

Ekspertë të institutit të mjekësisë ligjore kanë nisur punën për identifikimin e viktimës ndërsa policia dyshon se skeleti i përket ndonjë turisti të huaj i cili mund të ketë rënë aksidentalisht nga lartësia.

“Me komunikimin që kam pasur me bashkëfshatarët , kemi konstatuar se nuk është banor i zonës sepse nuk rezulton asnjë person i humbur, por mendojmë që mund të jetë turist. Vijnë çdo të shtunë dhe të diele turistë dhe dalin në malin e Dajtit, ose anasjelltas”, thotë Dashamir Kalaja, kryeplak i fshatit Tujan.

Kufoma e skeletizuar u gjet nga një fshatar i zonës i cili po mblidhte sherebel në shpatet e malit. Po ashtu, mësohet se pjesë të skeletit janë gjetur brenda disa rrobave të cilat mbante veshur viktima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA