
Brenda 30 qershorit abonentët me kontrata të përkohshme me Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike duhet t’i kthejnë ato në të përhershme me qëllim që të përfitojne nga lidhja me rrjetin falas.
“Procesi i përditësimit të të dhënave të kontratave provizore dhe kthimi i tyre në definitive, ka qenë gjatë gjithë kësaj periudhe falas. Këta klientë nuk kanë paguar tarifën e lidhjes. Kjo do të vazhdojë deri më 30 qershor, ndaj është me rëndësi që të bëhet brenda kësaj periudhe”, thotë Arjola Canaj nga Departamenti i Marrëdhënieve me Klientin në OSHEE.
Jashtë ofertës së OSHEE, rilidhja e kushton 14.700 lekë për familjarët dhe 25 mijë lekë për bizneset. Të rrezikuar janë rreth 20 mijë abonentë, pjesa më madhe familjarë që nuk kanë kryer ende rilidhjen e kontratës.
Nëse edhe për qershorin do vazhdojë kjo situatë, OSHEE do të marrë një vendim për ta shtyrë ose jo ofertën. Paralelisht Operatori i Sistemit te Transmetimit do të përditësojë të dhënat e të gjithë e abonentëve.
Kontratat do të lidhen me numrin personal dhe çdo abonent do të jetë i skeduluar individualisht.
Top Channel