“Plagët” e rinovuara të betejës së “Somme”-së

26/05/2016 00:00

Peizazhi dhe terreni mund të jenë “shëruar” dhe rindërtuar, por plagët e betejës së “Somme”-së janë ende të dukshme në rajonin francez, edhe 100 vite pas një prej përplasjeve më të sipërfaqshme dhe pa rezultate të historisë ushtarake.

Beteja e “Somme”-së zgjati 141 ditë dhe u kushtoi jetët plot 300 mijë ushtarëve britanikë, francezë, gjermanë, kanadezë, afrikanojugorë, australianë, neozelandezë dhe indianë.

Vetëm përgjatë ditës së parë të luftimeve, më 1 korrik të vitit 1916, plot 19 mijë e 240 ushtarë britanikë u vranë pasi udhëhiqnin, ndërsa mbi 38 mijë të tjerë u plagosën.

Në kohët e sotme, një fotograf britanik ka kaluar 400 ditë në Francë duke fotografuar fushëbetejën përgjatë një periudhe 10-vjeçare, fotografi që do të publikohen së bashku me disa të vjetra nga 1 qershori në Londër.

Një bombardim artilerie të rëndë dështoi të shkatërronte pozicionet e gjermanëve, teksa këmbësorët u përpoqën të kryenin një invazion me mitralozë, duke mundur të përfitojnë vetëm 3.8 kilometra katrorë sipërfaqe.

Në prag të betejës, gjenerali Henry Raëlinson shfaqi një “sjellje besueshmërie absolute” dhe vazhdoi me atë “dellin” e tij egërsisht optimist, pavarësisht humbjeve katastrofike të ditës së parë. Raëlinson, i gjendur nën presionin e bosit të tij, Douglas Haig, detyroi ushtarët pa eksperiencë që vinin nga shkolla, fabrika punëtorësh apo edhe ekipe futbolli në Angli, Skoci, Uells dhe Irlandë, të vijonin përpjekjet e tyre edhe përgjatë 4 muajve të tjerë.

Në ditën e fundit të betejës, 13 nëntor 1916, divizioni i 51-të “Highland” mori nën kontroll “Beaumont Hamel” dhe kapi peng 7.000 të burgosur gjermanë. I gjithë plani ishte për të çliruar forcat franceze, të cilat ishin rrethuar nga jugu në Verdun, duke çarë përmes linjave gjermane.

FOTO GALERI
2/22

Top Channel