Durrës, gjendet 9-vjeçari i humbur që prej së mërkurës
26/05/2016 00:00
Brajan Plaku, 9 vjeç, i cili rezultonte i zhdukur që prej orës 18:00 të së mërkurës, është gjetur paraditen e sotme nga policia e Durrësit.
Lajmin e konfirmojnë burime policore lokale. Për herë të fundit, i mituri ishte parë në një qendër interneti në lagjen nr 11, ku ndodhet dhe banesa e tij.
Familjarët, përveç se lajmëruan policinë, publikuan në media numrin e telefonit 069 32 91 195, duke iu kërkuar personave që kishin informacion të komunikonin me ta.
Top Channel