Asgjësohen 2100 rrënjë kanabis, dy në pranga

26/05/2016 00:00

Dy persona përfunduan në pranga dhe 2100 bimë të dyshuara kanabis sativa u asgjësuan në një operacion të Policisë së Gjirokastrës.

Operacioni i ndërmarrë në kuadër të operacioneve për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike u krye në vendin e quajtur Manastiri i Drenovës në fshatin Mingul, Lunxhëri.

Gjatë operacionit u kapën në flagranë shtetasit Gjerji Kapo, 50 vjeç dhe Redjan Duro, 30 vjeç, që të dy banues në Gjirokastër.

Policia thotë se këta shtetas në bashëpunim me njeri-tjetrin janë autorët e kultivimit të 2100 bimëve narkotike.

Policia bëri asgjësimin e bimëve me anë të djegies.

Top Channel