Arrestohen 6 persona, sekuestrohen 8 kg kanabis

26/05/2016 00:00

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Flash”, duke vënë në pranga 6 persona pasi janë me 8 kg lëndë narkotike.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se personat  e arrestuar janë shtetasit Elton Shera, 20 vjeç; Fatjon Kulla, 20 vjeç; Artan Kulla, 27 vjeç; Algert Ziri, 31 vjeç; R. C. 17 vjeç; si dhe Isuf Tema, 56 vjeç, të gjithë banues në Fushë Krujë.

Sipas policisë, në një lokal në afërsi të  Rinasit, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me targa AA 419 MB, në pronësi të shtetasit Algert Ziri, i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: rreth 8 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa; fishekë të kalibrit 7.62 mm; dy automjete; si dhe 12 telefona celularë.

Shtetasit e mësipërm janë persona me preçedentë penale të mëparshëm në fushën e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Top Channel