Prefekti i Dibrës, qeveria emëron Halit Palamanin

25/05/2016 00:00

Qeveria emëroi në mbledhjen e fundit prefektin e Dibrës, Halit Palamani. Ai zëvendësoi në këtë detyrë Donika Hysenaj, e cila ishte e komanduar në këtë detyrë.

Zëvendësimi i prefektëve vjen pikërisht pas skandalit seksual të ish-kryetarit të Bashkisë së Dibrës dhe përgatitjes së forcave politike për fushatën elektorale të zgjedhjeve që do të bëhen së shpejti në këtë rreth.

Largimi i zonjës Donika Hysenaj mund të jetë për shkak se kjo e fundit do të jetë një kandidaturë e mundshme e mazhorancës për këtë bashki.

Top Channel