Pranimi në universitete, ja skema e re që ministria aplikon këtë vit

25/05/2016 00:00

Sapo ka filluar procesi i akreditimit të universiteteve, si pjesë e reformës së shumëdebatuar. Ligji i ri hyn në fuqi për vitin akademik 2016-2017, ndërsa do të ndryshojë edhe skema e pranimit në universitete.

Këtë vit Ministria e Arsimit ka organizuar një panair ku do t’i prezantojë gjimnazistëve të gjithë sistemin. Ministrja Lindita Nikolla i dha detajet në edicionin qendror të lajmeve në Top Channel.

“Një proces që do të informojë gjithë opinionin publik, posaçërisht maturantët dhe prindërit e tyre. Duke filluar që nesër dhe ditën e shtunë tek City Park ne do të nisim ditën për këshillimin e karrierës së maturantëve, ku institucionet e arsimit publik e privat do të bëjnë të mundur këshillimin e tyre për kriteret, mënyrën e pranimit dhe tarifat. Por do të jetë edhe gjithë ekspertiza e Ministrisë së Arsimit për të mundësuar informimin e maturantëve edhe përmes manualit, që është një udhërrëfyes se si do të aplikojnë në Agjencinë Kombëtare të Provimit dhe si do të jenë procedurat hap pas hapi deri në fillimin e studimeve të tyre”, ka deklaruar Nikolla.

Top Channel