Maliqi në thatësirë, fusha pjellore pa sistem kanalizimesh

25/05/2016 00:00

Fusha e Maliqit ku mijëra familje fermerë kultivojnë prodhime të ndryshme bujqësore, prej vitesh përballet me mungesën e ujit për vaditje.

Dikur fusha ka pasur një sistem vaditës në gjithë sipërfaqen e saj që e furnizonte përmes lumit Devoll, por ai tashmë është inekzistent.

Në urën e Maliqit portat, të cilat mbylleshin përmes një sistemi të automatizuar sa herë fermerët duhet të vadisnin, nuk janë më. Së bashku me pompën dhe gjithë tubacionin e shpërndarë për këtë qëllim, ato nuk i kanë shpëtuar skrapomanëve të cilët prej disa vitesh vazhdojnë të zhdukin pjesë pjesë të gjithë këtë rrjet gjigand kanalizimi vaditës.

“Ato pompa janë vjedhur pas viteve 90’. Ato shërbenin për të bllokuar ujin e më pas ai përdorej për vaditje”, shprehet një prej banorëve.

“Ne po realizojmë këtë vit dy investime të mëdha për vaditje nga kaskada e Vashmisë. Ne mendojmë të realizojmë kanale me beton në dy krahët e kësaj fushe, që do të shtojnë ujin për vaditje për këta fermerë. Por, në fund të fundit kjo do të ishte një nismë plus për të rritur vaditjen”, u shpreh Kryebashkiaku i Maliqit.

Fusha e Maliqit ka përgjysmuar rendimentet e saj të prodhimit që dikur ishte rekord. Në dimër, zona përmbytet dhe në verë vuan për ujë.

Top Channel