Asambleja e NATO-s, policia e Tiranës publikon masat

25/05/2016 00:00

Drejtoria e Policisë së Tiranës ka njoftuar pasditen e kësaj të mërkure marrjen e masave të para për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Eventi, me një rëndësi madhore për vendin tonë, do të zhvillohet nga data 27 deri më 31 maj në ambjentet e Pallatit të Kongreseve. Mes masave të policisë spikat bllokimi i qarkullimit të automjeteve në akset dhe sheshet kryesore të kryeqytetit.

Kështu, nuk do të lejohet qarkullimi tek bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Lekë Dukagjini”, si dhe tek sheshet “Chopin” dhe “Italia”.

Top Channel