Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili i kërkon gjykatës ta lirojë nga paraburgimi.

Përmes apelit të dorëzuar nga avokati mbrojtës, Xhelili kërkon prishjen e masës “arrest me burg” të shpallur nga shkalla e parë, me arsyetimin se dyshimet e organit të akuzës janë të pabazuara.

Gjykata e Lartë ka vendime unifikuese në të cilat filmime të ngjashme  janë konsideruar të papërdorshme. Duke kujtuar se në rastin e ish-kryebashkiakut nuk dihet se cili është burimi i pamjeve të transmetuara, mborjtja nënkupton të njëjtin precedent edhe në rastin Meta-Prifti.

Ndërkohë, gjatë ditës Prokuroria e Krimeve të rënda ka pyetur vajzën, e cila ka kryer filmim ku kryebashkiaku kërkon favore sekusale në këmbim të një pune.

Burimet pohuan se për shkak të tronditjes vajza ka dhënë dëshminë e saj në prani të të ëmës.

“Ishte një ide që më erdhi në moment, i bëra filmimet nga padrejtësia që ndesha”, ka thënë dëshmitarja.

Ndërkohë nuk është marrë ende në pyetje ish-kryebashkiaku, i cili mbahet nën “arrest me burg” për dyshimet se ka kryer korrupsion pasiv duke kërkuar favore, një vepër e cila me ndryshimet në kod hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Top Channel