Ministri i Drejtësisë shkarkon drejtorin e burgut të Shën Kollit

24/05/2016 00:00

Drejtori i burgut të Shën Kollit, Kant Ndoja u shkarkua me urdhër të ministrit të drejtësisë, për neglizhencë me detyrën.

Shkarkimi i tij u firmos pas lirimit të të dënuarit Shuaip Zukaj nga Kosova, një i dënuar me 20 vjet burgim.

Më herët, ministri Manjani ka shkarkuar edhe tre punonjës të këtij burgu, ndërsa prokuroria firmosi arrestimin e juristit të burgut.

Manjani deklaroi se mbështet Prokurorinë për hetimet pasi sipas tij shkarkimet janë veprimi më minimal.

Shuaip Zukaj u lirua nga ky burg menjëherë pasi mbaroi dënimin në Shqipëri për një vepër penale, ndërkohë që në kartelën e tij edhe një kërkesë nga Kosova që e kërkonte për akuzën e vrasjes.

Top Channel