Kukës, kapen 12 kilogramë kanabis
24/05/2016 00:00
Policia e Kukësit ka fializuar me operacionin e koduar “Degaj 1”. Në bazë të këtij operacioni, në aksin rrugorë Sopot-Qafë-Morinë, në vendin e quajtur “Ura e Sopotit”, polica ka sekuestruar 1 thes (plastikë) i mbështjellë me natriban, ku brenda tij kishte rreth 12 kg lëndë narkotike të dyshuara kanabis sativa.
Megjithatë, autori që dispononte lëndën narkotike ka mundur të largohet, duke përfituar nga errësira.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Top Channel