
Prodhuesit e patates në Divjakë këtë vit kanë prodhim të mbarë, por jo treg. Arsyeja është bllokimi i eksporteve jashtë vendit.
“Para disa ditësh u nisë 3 kamionë të mëdhenj me patate jashtë Shqipërisë, por janë kthyer mbrapsht”, shprehet një fermer.
Pas bllokimit të mjeteve që ishin nisur në Poloni, nga doganat hungareze edhe pjesa tjetër e prodhimit të kontraktuar nuk është tërhequr. E gjithë sasia ka mbetur në Divjakë.
“Shteti nuk e lë mallin të eksportohet. Tregtarët e Kosovës nuk vijnë sepse e kanë ambalazhin e tyre. Kanë bllokuar edhe kamionët me patate”, shprehet një tjetër fermer.
Bllokimi i eksportit rriti ndjeshëm ofertën në vend dhe kjo çoi në uljen e çmimit nga 220 lekë kilogrami në 30 lekë.
Zgjidhja e vetme është hapja e eksportit drejt vendeve të Bashkimit Europian si një mënyrë për të rritur fitimet e fermerëve.
Top Channel