Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Organet greke në Igumenicë kanë marrë në pyetje një shtetas shqiptar që është arrestuar disa ditë më parë në lidhje me krimin e ndodhur në një stan pranë Janinës, ku u vra në mënyrë barbare shtetasi Bledar Terpollari, të cilit i ishte prerë koka.
Gjatë dëshmisë në hetuesi, 28-vjeçari shqiptar ka deklaruar se ka qenë i pranishëm në vrasjen e Terpollarit. Ai ka treguar se tre persona të armatosur, edhe ata shqiptarë, e kishin detyruar me forcë t’u tregonte se ku ndohej stani, e kishin marrë me vete dhe për rrjedhojë ai e kishte parë nga afër vrasjen dhe madje prerjen e kokës.
Burime policore bëjnë me dije se ai u ka treguar hetuesve edhe vendin ku e kanë groposur. I arrestuari ka dëshmuar gjithashtu se vrasja është kryer për çështje të lidhura me trafikun e lëndëve narkotike dhe se vrasësit janë larguar nga vendngjarja me makinë drejt kufirit shqiptar. Policia greke vazhdon hetimet për gjetjen e tyre.
Top Channel