
Sportelet e ambasadave dhe konsullatave shqiptare do të angazhohen më shumë për thithjen e investimeve të huaja në vend.
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaroi në konferencën “Investo në Shqipëri: Sfida dhe mundësi”, se do te grihet edhe një sistem informatik, i cili do të krijojë ndërlidhje në kohë reale mes selive tona diplomatike dhe institucioneve qendrore me qëllim dhënien e informacionit sa më të plotë për investitorët e huaj.
Bushati tha po ashtu se nevojitet zhvillim ekonomik rajonal dhe për këtë duhen konkretizuar projektet e përbashkëta në infrastrukturë dhe energjetikë.
Ndërsa, ministria e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi kërkoi që diplomatët të kenë më shumë njohuri për marrëveshjet tregtare të Shqipërisë me organizatat ndërkombëtare dhe shtetet e ndryshme. Edhe ajo ishte e mendimit se duhen reklamuar projektet rajonale.
Top Channel