Mblidhet Këshilli Bashkiak, Veliaj: Tirana është kthyer në një kantier ndërtimi
23/05/2016 00:00
Në mbledhjen e ditës së hënë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Veliaj u shpreh se Tirana është kthyer në një kantier ndërtimi.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se bulevardi i ri është në përfundim e sipër. Ai foli edhe për këndin e lojërave te Parku i Liqenit, duke u shprehur edhe një herë se ai do të jetë gati më 1 qershor.
“Do ta kthejmë sheshin “Skënderbej” në pedonalen më të madhe në Shqipëri”, tha Veliaj.
Aktualisht po kryhen punime në disa rrugë në kryeqytet, tha Veliaj, duke theksuar se në to janë shtuar edhe korsitë e biçikletave.
Top Channel