Bilanci javor i Policisë së Shtetit kundër paligjshmërisë

23/05/2016 09:05

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e javës që kaloi në luftën e saj kundër paligjshmërisë, konkretisht në parandalimin dhe goditjen e vjedhjes së energjisë elektrike, në parandalimin e ndërtimeve të paligjshme, prerjen e paligjshme të pyjeve, si dhe organizimin e lotarive të palejuara.

Në drejtim të parandalimit dhe goditjes së vjedhjes së energjisë elektrike janë evidentuar 20 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 20 autorë. 11 janë arrestuar në flagrancë, 2 janë shpallur në kërkim dhe 7 ndiqen në gjendje të lirë.

Në fushën e ndërtimeve të paligjshme janë evidentuar 35 raste të ndërtimeve pa leje. Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 35 autorë nga të cilët, 8 janë arrestuar në flagrancë, 25 ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim.

Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, janë evidentuar 10 raste me 10 autorë, nga të cilët 3 janë arrestuar në flagrancë, 5 ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim.

Ndërsa në fushën e organizimit të lotarive të palejuara, janë evidentuar 11 raste me 11 autorë, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA