Shqipëria e tij është potente, e bukur, me ngjyra. Ekspozita “Ndjesi mbi ngjyrat” është një pjesë rrugëimit të piktorit Azem Kuçana. Peisazhe dhe mjedise, së bashku me qëniet e gjalla.

Realiteti i tij është individualist, por ka fuqinë e ngjyrave dhe ndjesitë e përjetimit të tyre.

“Përpunimi dhe puna e kësaj ekspozite ka zgjatur rreth 2 vite. Është një hulumtim mbi natyrën, është impresioni i saj i kthyer dhe përpunuar në studio”, rrëfen piktori Azem Kuçana.

Bien në sy vjeshta, me të verdhën e ngrohtë në kontrast me blunë e ftohtë dhe nga ana tjetër qëndrojnë ngjyat e qeta në tonet e bardha dhe të kaltrës. Guxim i dukshëm, reflektohet ne te gjithë ekspozitën e tij.

“Po mendoj në tablo të caktuara ka kërcitje kolori. Kjo është pjesë e krijimtarisë time, intriguar nga ngjyrat dhe natyra shqiptare”, shton ai.

Nuk i pëlqen piktorit të jetë kritik, ai ka sy në këtë ekspozitë për të gjetur të bukurën në natyrën tonë mesdhetare dhe këtë fenomen krijues ai e realizon mirë.

“Faktikisht nuk i kam kornizuar enkas, duke qenë se kanë brum kolori dhe nuk ka vendosur kornizë që të jetë sa më e plotë”, thotë Kuçana.

Top Channel