Rrëzimi i avionit, francezët e “paralajmëruan” një javë më parë

20/05/2016 00:00

Misteri i zhdukjes së avionit të linjës “Egypt Air” vazhdon. Rrënojat e tij u gjetën në ishullin grek Karpathos, në lindje të Kretës. Ekipet egjiptiane dhe greke të kërkimit arritën të dallonin disa objekte si xhaketa shpëtimi dhe materiale plastike.

Të gjitha dyshimet e ekspertëve për zhdukjen e avionit “Egypt Air” , kanë një emërues të përbashkët: Terrorizmi ka gisht dhe jo ndonjë problem teknik i Airbusit A320.

Këtë e përforcon edhe fakti se inteligjenca franceze një javë më parë kishte paralajmëruar një rrezik të madh shënjestrimi nga ISIS, ndërsa kreu i këtij shërbimi në Francë, Patrick Calvar, kishte paralajmëruar për sulme që do të vijnë në forma të reja nga militantët.

Ndërkohë, një skenar terrorist nuk e mohoi as presidenti francez, Francois Hollande. Parlamenti francez votoi për të zgjatur gjendjen e emergjencës edhe 2 muaj të tjerë.

Ministri egjiptian i Aviacionit tha se, probabiliteti është më i lartë që pas këtij skenari të fshihet ISIS dhe jo ndonjë defekt i avionit. Kreu i Agjencisë ruse të Sigurisë, Alexander Bortnikov, gjithashtu e mbrojti me forcë këtë argument.

Kur do të bëheni të mprehtë dhe vigjilentë? Kjo ishte pyetja retorike e kandidatit republikan Donald Trump, i cili shtoi se nuk ka asnjë dyshim që ISIS mban vulën e zhdukjes së avionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA