Padia për Xhaminë e Namazgjasë, mbyllet shqyrtimi gjyqësor, javën tjetër vendimi

20/05/2016 00:00

Ka marrë fund procesi për Xhaminë e Namazagjasë pas tre viteve shqyrtim, nga Gjykata Civile në atë Administrative. Gjyqtari Emiliano Ruli u tërhoq për vendim, pasi dëgjoi pretendimet e shoqërisë civile e cila kërkon shfuqizimin e vendimit të KKT-së për lejen e ndërtimit të xhamisë dhe të godinës polifunksionale.

Instituti i çështjeve kombëtare, INA, argumentoi para gjykatës se ky vendim është në kundërshtim me trashëgiminë kulturore dhe se publikut i është mohuar e drejta për pjesëmarrje në vendimmarrje.

“Nuk mund të prishësh një lulishte dhe aq më tepër të sektarizosh një institucion siç është Parlamenti”, deklaroi kreu i INA-s, Kastriot Frashëri.

Ndërsa gjykata do të shprehet me vendim të martën, punimet për ndërtimin e Xhamisë së Namazagjasë vijojnë normalisht.

Top Channel