
Prokuroria e Kurbinit dërgoi për gjykim pas përfundimit të hetimeve Ndue Prengën, babain e deputetit socialist Armando Prenga. Akuza që rendon mbi të është ajo e “fallsifikimit të dokumentave”.
Dyshohet se Prenga ka kërkuar regjistrimin në Hipotekë të një lokali dykatësh në qytetin e Laçit, i cili është ndërtuar në një tokë private, por që në pretendimin e Prengës është tokë shtetërore.
Për njohjen e pronësisë dyshohet se babai i deputetit ka depozituar në gjykatë katër dokumenta zyratre të falsifikuara që i përkasin vitit 1996.
Një nga dokumentat është dhënie për shesh ndërtimi dhe një leje ndërtimi, për të cilat dyshohet se janë tërësisht të falsifikuara. Të falsifikuara rezultojnë edhe dokumentat e planvendosjes, si dhe studimi urbanistik.
Top Channel