Elbasan, ndalohet mësuesja kujdestare që dërgoi me taksi në Tiranë nxënësit

20/05/2016 08:25

Policia e Elbasanit ka ndaluar 57-vjeçaren Mjaftoni Ago, me detyrë mësuese kujdestare në shkollën 9-vjeçare “7 Marsi” të Cërrikut.

Ndalimi i saj u bë pas njoftimit të bërë në një televizion privat si dhe pas kallzimit të bërë nga shtetasi I.H., 50 vjeç, banues në Cërrik.

Mësuesja kujdestare dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën duke nxitur nxënësit e klasës së pestë A që të shkonin për t’u ankuar në televizionin privat për problemet me mësuesit e kësaj shkolle.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA