Nis menjëherë lufta mes Mamdanit dhe Donald Trump, kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut bën gati 200 avokatë kundër Presidentit amerikan Kryeministri kanadez Justin Trudeau kërkoi ndjesë të mërkurën në Parlament, pas akuzave se trajtoi me ashpërsi një ligjvënës konservator në kohën kur Dhoma e Përfaqësuesve diskutonte mbi projektligjin e vdekjes së asistuar.
Pamjet filmike e tregojnë Trudeau duke ecur mes një grupi deputetësh, ku kap nga krahu opozitarin Gord Brown në përpjekje për ta ulur në karriken e tij.
Edhe ligjvënësja e Partisë së Re Demokratike, Ruth-Ellen Brosseau pretendon se gjatë përplasjes që pasoi, shefi i ekzekutivit i ra me bërryl në gjoks. Trudeau më vonë i kërkoi ndjesë pa rezerva zonjës Brosseau.
Kryeministri, njëkohësisht lider i Partisë Liberale, pati dhe një shkëmbim të ashpër verbal me liderin e Partisë së Re Demokratike, Mulcair, i cili i kishte bërtitur me të madhe: “çfarë burri është ai që godet me bërryl një grua? Je komplet patetik!”.
CBC raporton se Trudeau nuk u përmbajt dot dhe kaloi në fyerje. “Nuk kam parë kurrë në këtë dhomë një sjellje tallëse nga një politikan kanadez, le më pastaj nga kreu i qeverisë”, deklaroi ligjvënësi konservator nga Ontario, David Sweet.
Incidenti konsiderohet një gabim i rrallë për kryeministrin e ri, tejet popullor brenda Kanadasë dhe jashtë saj.
Top Channel