I vodhi varsën e floririt një shtetaseje, arrestohet
19/05/2016 00:00
Uniformat blu të Krujës kanë vënë në pranga në orët e fundit një 41-vjeçar nga Tirana për grabitje me dhunë.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se ndalimi shtetasit Vladimir Loci ka ardhur pas një pune hetimore, që çoi në zbardhjen e një grabitjeje të ndodhur pak ditë më parë.
Sipas burimeve, Loci i kishte marrë me forcë nga qafa varsen e floririt një vajze 18-vjeçare, me banim në Krujë.
Ai rezulton një person me precedentë të shumtë penalë si sulm kundër jetës, pronës, trafik lëndësh narkotike dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.
Materialet hetimore i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit, e cila ka ngritur ndaj 41-vjeçarit akuzën e “vjedhjes me dhunë”.
Top Channel