Një ditë përpara fillimit të punimeve të ministerialit të vendeve anëtare të NATO-s, sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, në një konferencë për shtyp bëri të ditur dhe pikat se ku do të fokusohet ky event.
Ai e vuri theksin tek Mali i Zi, që do nënshkruajë protokollin e aderimit, gjë që, sipas sekretarit, tregon që dyert e Aleancës mbeten të hapura dhe vëmendja e saj tek Ballkani mbetet.
Një tjetër pikë e prekur nga Stoltenberg ishin marrëdhëniet me Rusinë, për të cilat ai tha se pas takimit të këshillit NATO-Rusi, situata nuk është më e mira e mundshme, por duhen diskutime të vazhdueshme.
Sekretari i përgjithshëm foli dhe lidhur me situatën në Maqedoni, kur tha se veç problemve me emrin, “po ndjekim me shqetësim edhe zhvillimet politike, që janë një tjetër pikë për anëtarësimin në NATO”.
Top Channel