Arrestime për avionin në Itali, kapet një shqiptar

17/05/2016 00:00

Policia italiane arrestoi një shtetas shqiptar me banim në Itali. Ai u kap së bashku me gruan e tij rumune dhe akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.

Policia italiane lidhi arrestimin e tyre me një avion të kapur në vitin 2015, ku u gjetën 80 kilogram hashash.

Sipas “La Stampa”, çifti shërbente si bazë për grupin kriminal. Deri më tani në operacionin “Braccio di ferro” janë arrestuar 15 persona, shtetas shqiptarë e italianë.

Në lidhje me avionin e kapur në Itali në vitin 2015 me një sasi prej 80 kilogramë kanabis, u arrestuan në Shqipëri disa persona.

Top Channel