Kush e kërkon Balilin? Manjani e Tahiri: Nuk kemi dijeni
16/05/2016 00:00
Klemend Balili, i konsideruar nga autoritetet policore greke si “baroni i drogës” në Ballkan, duket se është zhdukur dhe po vijon i qetë arratinë e tij.
Autoritetet shqiptare, përfshirë këtu ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani, nuk janë në gjendje të japin një informacion të saktë për të.
“Nuk kam dijeni”, i është përgjigjur shkurt Manjani interesit të mediave, pas një takimi me kryeprokurorin Llalla.
Lidhur me rastin e Klemend Balilit, edhe ministri Tahiri ka patur të njëjtën përgjigjie si kolegu i tij. “I bashkohem Ylli Manjanit për këtë, pyesni prokurorinë”, tha ai.
Top Channel