Belsh, ndotja e liqeneve në situatë alarmante
15/05/2016 00:00
Ndotja e liqeneve të Belshit vazhdon të jetë një problem shqetësues për banorët e këtyre zonave, por edhe për pushtetin vendor.
Më shqetësuese, situata paraqitet në liqenin Mullinjas, fare pranë qytetit, në të cilin derdhen ujërat e zeza të Belshit dhe disa fshatrave, duke bërë që ndotja në të të jetë alarmante.
Me gjithë shqetësimin e ngritur disa herë nga banorët, asnjë masë nuk është marrë për ndryshimin e gjendjes. Stina e nxehtë e verës e bën të pamundur jetesën këtu, ku përveç erës së rëndë, insektet rrezikojnë përhapjen e infeksioneve.
Pushteti vendor e ka të pamundur ndërhyrjen në këtë liqen, por ka gati një projekt për përpunimin e ujërave të zeza, që pret financim.
Top Channel