
Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare bëjnë të ditur se dy persona janë kapur për llogari të Interpol Tirana.
Astrit Elezaj, 51 vjeç është dënuar nga gjykata e Milanos me 11 vjet e 6 muaj burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike.
Grigor Lamaj 45 vjeç është dënuar nga gjykata e Milanos gjithashtu, me 8 vjet burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale në bashkëpunim në ndihmë dhe favorizim prostitucioni.
Leonart Pajolli, 47 vjeç është arrsetuar pasi gjykata e Tiranës ka caktuar masën e arrestit me burg për përndjekje dhe veprime në kundërshtim me veprimet e gjykatës.
Robert Vila, 42 vjeç i mbeten dhe 2 vite e 1 muaj burg për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.
Bashkim Methasani 43 vjeç dhe Eduart Methasani, 35 vjeç janë arrestuar në akuzën e mospagimit të taksave dhe fshehje të të ardhurave.
Top Channel