Kultivimi i kanabisit, asgjësohen 7 mijë bimë në rrethinat e Vlorës
13/05/2016 18:50
Strukturat e policisë së qarkut të Vlorës kanë njoftuar se kanë asgjësuar në orët e fundit 12 parcela ku ishin mbjellë rreth 7 mijë bimë narkotike e llojit kanabis sativa.
Sipas një njoftimi për shtyp, bimët narkotike janë gjetur të kultivuara në fshtrat Tërbaç, Radhimë e Karbunarë.
Konkretisht, në Tërbaç janë gjetur 6 parcela me rreth 3.700 bimë, në Radhimë 4 parcela me 3 mijë bimë dhe në Karbunarë 2 parcela me 280 bimë narkotike.
Në njoftimin zyrtar saktësohet më tej se asgjësimi i kanabisit është bërë përmes zjarrit.
Top Channel