“Këto kohë jam rikuperuar nga ngjarjet që ndodhën”/ Mori titullin ‘Qytetare Nderi’ e Kavajës, reagon Parashqevi Simaku: Guri i rëndë në vend të vet
Protesta e organizuar nga kreu i Bashkisë së Tiranës përpara Gjykatës së Apelit Administrativ në kryeqytet, si pasojë e procesit gjyqësor që do të zhvillohej në lidhje me lejen e ndërtimit të pallateve mbi digën e liqenit artificial, ka detyruar Këshillin Ekzekutiv të Konferencës Gjyqësore Kombëtare të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme, edhe pse me dy ditë vonesë, gjatë kësaj të premteje.
Përmes deklaratës së publikuar pas mbledhjes, Këshilli Ekzekutiv ka bërë të ditur se dëshiron të komunikojë publikisht shqetësimin dhe njëkohësisht ndërgjegjësimin e organeve shtetërore ndaj asaj që e ka quajtur sulm të organizuar ndaj një gjyqtari, gjykate apo pushteti gjyqësor në tërësi, sigurisht duke iu referuar ngjarjes së 11 majit.
“Kemi ndjekur me shqetësim tubimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, nëpunësve të këtij institucioni, deputetëve dhe personave të tjerë pjesëmarrës para Gjykatës së Apelit Administrativ, gjatë ditës dhe kohës kur në gjykatë po zhvillohej gjykimi i një çështjeje administrative. Vlerësojmë se tubimi i organizuar pati si qëllim intimidimin e gjyqtarit, trupit gjykues dhe të të gjithë Gjykatës Administrative. Ushtrimi i këtij presioni demostrativ nuk i shërben aspak misionit kushtetues të pushtetit gjyqësor dhe dhënies së drejtësisë”, shkruhet në deklaratën e Këshillit Ekzekutiv të Konferencës Gjyqësore Kombëtare.
Duke shtuar se kjo sjellje është e papranueshme, aq më shumë kur ndodh nga zyrtarë që përdorin administratën për qëllime të tilla dhe në emër e për llogari të institucioneve kushtetuese, Këshilli Ekzekutiv paralajmëron se kjo krijon pritshmëri që të pakënaqurit nga dhënia e drejtësia të organizojnë të tilla forma demonstrative në të ardhmen, duke ushtruar presion të paligjshëm në veprimtarinë e gjykatave.
Top Channel