
Banka Botërore i jep Shqipërisë për herë të parë një grant prej 4 mln dollarësh për shtimin e sipërfaqeve pyjore. Përfitues do tw jenw mbi 200 shoqata dhe individë, pronarë pyjesh, që do të paraqesin projekte për shtimin dhe mirëmbajtjen e pyjeve.
Për ministrin Koka, ky grant është një tjetër masë që i jep frymë rehabilitimit të pyjeve, pas masës drastike të ndalimit të prerjes së pyjeve me moratorium 10-vjeçar.
“Ju siguroj që ka monitorim 100 për qind, nuk ka asnjë pemë të prerë, rastet e ndodhura janë ndëshkuar”, tha Lefter Koka, Ministër i Mjedisit.
Banka Botërore kërkoi që projekti të implementohet në mënyrë sa më transparente.
“Një pikë që u bë e qartë edhe në komentet e mëparshme dhe që është me rëndësi është transparenca se si fondet do të shpërndahen dhe monitorohen”, tha Tasin Sayed, drejtoresha e BB për Shqipërinë.
Ministri Panariti tha se projekti do të shërbejë për parandalimin e erozionit. Zbatimi i tij nis në 1 qershor.
Top Channel