Shijak, arrestohet polici bashkiak; mbahej në mbikëqyrje

12/05/2016 00:00

Një punonjës i policisë bashkiake të Shijakut është vënë në pranga nga kolegët e tij të policisë së rendit pasi i është sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe 6 fishekë.

Në fakt, Shpend Lima, 43 vjeç ka qënë në mbikëqyrjen e policisë, pasi më 15 mars të këtij viti ai mbeti i plagosur nga një konflikt me një tjetër person. Policia ka pasur si qëllim parandalimin e ndonjë ngjarje të rëndë kriminale.

Top Channel