Korrupsioni, ilaçi është reforma

12/05/2016 00:00

Shtimi i rasteve të korrupsionit ka nxitur delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë t’i bëjë thirrje edhe njëherë politikës shqiptare të miratojë sa më shpejt reformën në drejtësi.

“Kur një vend nis negociatat për anëtarësim lufta kundër korrupsionit është një ndër cështjet e para që trajtohet. Dhe kjo është gjithashtu arsyeja se pse komisioneri Han theksoi se është i rëndësishme miratimi i reformës në drejtësi përpara verës që komisioni europian të ketë mundësinë të japë rekomandim pozitiv në paketën e zgjerimit në vjeshtë”, thotë Jan Rudolph nga delegacioni i Bashkimit Europian.

Një në dy shqiptarë thonë se zyrtarët publikë kanë kërkuar ryshfet prej tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo. Besimi në politikat anti korrupsion të qeverisë ka arritur në nivelet më të ulëta në 15 vitet e fundit.

Pothuajse 4 në 5 shqiptarë nuk besojnë se korrupsioni mund të reduktohet ndjeshëm në shqipëri. Grupet më të korruptuara të perceptuara nga qytetarët janë gjykatësit, zyrtarët e doganave, zyrtarët publikë dhe liderët politikë. 

Top Channel