Dibër, gjendet i vetëvrarë 17-vjeçari

12/05/2016 10:20

Policia e Dibrës ka gjetur të pajetë një 17-vjeçar në vendin e quajturt Stanet e Pratit. Efektivët janë njoftuar rreth mesnatës se G.P nga fshati Gryk-Nokë është gjetur qëlluar me armë zjarri.

Policia ka mbërritur në vendngjarje bashkë me ekspertin mjeko-ligjor dhe prokurorin. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i riu është vetëvrarë me një plumb pushke. Pritet që grupi hetimor të zbardh shkakun e vetëvrasjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA