Arrest me burg për Alban Voglin, dhunoi gazetarin Ilnica

12/05/2016 11:10

Gjykata e Tiranës vendosi masën ‘arrest me burg’ për Alban Voglin, presidentin e Kastriotit, të dyshuar se dhunoi gazetarin e Telesport, Eduart Ilnica.

Në seancën e sotme, prokurori Saimir Hysa kërkoi që Vogli të qëndronte në burg, ndërkohë që vetë presidenti i Kastriotit nuk e ka pranuar akuzën.

Mbrëmjen e 9 majit, gazetari sportiv Eduart Ilnica u dhunua barbarisht, teksa mendohet se shkak i ngjarjes ka qënë një postim i tij në Facebook. Vogli akuzohet për plagosje e rëndë dhe goditje për shkak të detyrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA