Parku Arkeologjik i Antigonesë ka organizuar festën e përvitshme të celebrimit të pranverës dhe njëkohësisht të çeljes së sezonit për këtë destinacion.

Eventi i shoqëruar me një ekspozitë fotografike të Antigonesë ndër vite, gjetje arkeologjike, botime dhe studime u kombinua me përfshirjn e banorëve të zonës.

Antigonea, qyteti antik i ndërtuar në kohën e mbretit Pirro të Epirit, rreth vitit 295 para Erës sonë, u zbulua gjatë viteve ’70.

Vetëm 6% e Antigonesë është aktualisht e gërmuar. Numri i vizitorëve, megjithëse ka qenë duke u rritur, ende mbetet minimal për shkak të mospërfshirjes së destinacionit në itineraret turistike që përshkojnë luginën.

“Gjirokastër/Antigone”, festa tradicionale që çeli sezonin për Parkun Arkeologjik të Antigonesë, solli në vëmendje nevojën për më shumë njohje të trashëgimisë kulturore dhe sfidat e promovimit përmes shërbimeve të integruara.

Top Channel