Rikthehet Agron Jano, familja ekspozon vizatimet e arkitektit të ndjerë

11/05/2016 00:00

Dera, pragu, rruga, nëpërmjet tyre fillon udhëtimi i vërtetë që prek peisazhet, kufijtë, shtigjet.

Janë pikërisht ndërtesat, sheshet dhe natyra e qetë e qyteteve të rajonit të Lombardisë, protagonist të vizatimeve të shumta të Agrion Janos. Mprehtësia e shikimit dhe saktësia e linjës I bën këto pamje unike. Një ndjeshmëi në portretizimin e kishave, shesheve, arkitekturës dhe ornamenteve.

Ekspozita Retrospective Vizatimi, e celur sot në përkujtim të arkitektit dhe piktorit Agron Jano na prezanton karakterin artistik të tij

“Ekspozita kryesisht është me vizatime. Ndërsa piktuar janë përzgjedhur vetëm 4 prej tyre sepse ka bër disa eksperimente dhe nga këto ne kemi zgjedhur ato që janë në linjë dhe përshtatet me vizatimet për të ndjekur një koncept kuratorial ”, thotë Esmeralda Dalipi, kuratore e ekspozitës.

Një përzgjedhje me më shumë se 50 vepra, të realizuara në një përiudhë 20-vjecare vijnë nën kujdesin e veçantë bashkëkuratorial të bashkëshortes së tij Kristina Jano.
Një dualizëm dhe dialog me kohën, ekspozita vjen në tre cikle

“Cikli i arkitekturave që autori i ka realizuar gjatë qëndrimit të tij në Itali. Cikli i dytë është me nudot dhe figurat femërore tërealizuara në plazhet e Qerretit. Dhe cikli i tretë janë portretet”, vijon Dalipi.

Agron Janon e shohim nëpërmjet artit të tij në një udhëtim që nuk ka një fund, ashtu si ai vetë ishte një arkitekt dhe artist shtegëtar.

Top Channel