Reagojnë ndërtuesit: Veliaj të heqë dorë nga veprimet populiste

11/05/2016 20:45

Ndërtuesit kanë reaguar ndaj deklaratave të kryebashkiakut Erion Veliaj lidhur me ndërtimin e pallateve tek parku i Liqenit, duke i bërë thirrje atij të heqë dorë nga veprimet populiste.

“Zoti Veliaj, me deklaratat e tij populiste dhe aspak të denja për peshën dhe seriozitetin që i takon të parit të kryeqytetit të vendit, ndikon haptazi mbi pavarësinë e gjyqësorit”, ka deklaruar përfaqësuesja e kompanisë “Gener 2”.

Sipas saj, në këtë mënyrë “Veliaj po dëmton imazhin e kompanisë para partnerëve kombëtarë e ndërkombëtarë, duke cënuar interesat e saj komerciale, në një kohë kur “Gener 2” është një shoqëri me histori 20-vjeçare që ka të punësuar 964 individë”.

“Kompania i rikujton zotit Veliaj se ky projekt është zhvilluar në pronë private, jo në park, jo zonë të gjelbër apo sportive, por në zonë të miratuar për ndërtim nga Bashkia Tiranë kur ishte e kryesuar nga zoti Edi Rama”, ka shtuar përfaqësuesja e kompanisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta